Promovimi i Shqipërisë nga të huajt/ Mediat gjermane shkruajnë për alpet shqiptare dhe 5 vende që duhen vizituar

0
133

largea_gjermanet-2_19381465245803 4879110320564e65ed97be0a4ba9d78d-905x395

 

“E rrethuar nga pamje fantastike të maleve dhe detit të kaltër, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli, që nuk është kthyer ende në një vend referencë për turistët”

 

Mesa duket Shqipëria është në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja duke vlerësuar bukuritë natyrore të saj. Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria edhe për vitin 2016 tërheq vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj. Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor, duke mos harruar  të përmendim edhe Alpet e Shqipërisë që shihen me shumë interes nga të huajt për të vizituar. Këtë rradhë promovimi i Shqipërisë vjen nga mediat gjermane.

 

Business Insider: 5 arsyet pse Shqipëria duhet shtuar në listën e udhëtimeve

 

“E rrethuar nga pamje fantastike të maleve dhe detit të kaltër, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të

qenë një mrekulli, që nuk është kthyer ende në një vend referencë për turistët”, shkruan Business

Insider. Në këtë artikull shkruhet se shqiptarët njihen për mikëpritjen e tyre dhe prirjen për të trokitur herë pas here gotat e rakisë së bërë vetë. Ditët e diktaturës komuniste janë një kujtim i largët për të gjithë dhe Shqipëria është drejt një të ardhme të ndritur. Sipas Business Insider, nuk ka kohë më të mirë se tani, për të vizituar Shqipërinë dhe liston 5 vende që duhen vizituar.

Artikulli e cilëson Beratin si xhevahirin në kurorën e Shqipërisë. “Pushtimet e vazhdueshme të Beratit e

kanë lënë vendin me një miks të arkitekturës. Turqit sollën influencën e tyre dhe të njejtën gjë bënë edhe komunistët. Një shkrirje interesante e stileve që është e këndëshme si për syrin edhe për kamerën”, shkruhet në artikull. Akomodimi është i mundshëm për 10 dollarë/nata. Parku kombëtar i Valbonës ofron alpinizëm dhe kamping fantastik. Akomodimi nis nga 20 dollarë për natë. “Shqipëria po bëhet një pikëz e vogël në hartë. Rrugë dhe hotele të reja janë duke u ndërtuar dhe vendi po planifikon ndërtimin e një aeroporti të dytë në Kukës”, shkruan Business Insider. “Liqeni i Komanit ofron një pamje fantastike të “Bjeshkëve të Namuna”, shkruan artikulli, dhe e krahason me fjordet e Norvegjisë.

Qyteti i vogël i Himarës ofron ushqimet më të freskëta të detit, ndërsa Jalën, artikulli e cilëson si “Ibiza e

Shqipërisë”. Ndërsa për Tiranën, Business Insider shkruan se është ndoshta qyteti më unik i Europës.

 

Mediat gjermane shkruajnë për alpet shqiptare: Aty ku historia ka mbetur para 200 vjetëve

 

Kulla e Ngujimit e njohur për rezistencën anti-osmane, por edhe kundër komunizmit është një ndër elementet kryesorë të identifikimit të Shqipërisë së Veriut me një histori 400-vjeçare, shkruajnë një sërë mediash gjermane nga artikulli i marrë prej DPA. “Por unë nuk dua ta shes traditën”, thotë Sokol Nikolle Koçeku, për kërkesën e të huajve për ta shitur. Ky është “invazioni” i ri, raporton botasot. Koçeku, 43, tregon sesi nga Kulla e Ngujimit është kryer gjakamarrja, një zakon i vjetër por që ekziston akoma në disa familje. E ndodhur në Theth, një zonë dëshpërimisht e varfër mes alpeve që kanë mbetur të njëjta si para 200 vjetëve. Por kohët e fundit kjo zonë e thellë ka pritur një numër të madh të turistëve që e kanë ngjallur sado pak. “Rilindja” e saj fillon në 2005 ku shoqata gjermane GIZ, financoi rikonstruktimin e disa shtëpive të vjetra. Gjithashtu u financuan projekte për majat më të larta që përfshijnë trekëndëshin Mali i Zi, Kosovë, Shqipëri, një rutë që kap 192 kilometra gjatësi. Më pas shkrimi flet për Shkodrën 2400-vjeçare, Valbonën, Liqenin e Komanit dhe për restorantet e lira dhe karakteristike , por që kanë edhe internet. Nga 600 në 16.000 turistë “Kur unë hapa lokalin e parë në 2004 më përqeshnin dhe më thonin se: do i humbisja paret,” thotë Alfred Selimaj, që është martuar me amerikanen Catherine Bohne.Kjo e fundit ka mbetur e mahnitur nga bukuritë e Malësisë duke qëndruar përjetësisht aty, larg SHBA-ve. “Sot secila familje fiton të ardhura nga turistët.” “Rreth 50 alpinistë në ditë ngjisin majën e Jezercës, rreth 2700 metra e gjatë”, thotë Gjovalin Gjelaj, që disponon edhe një “Guesthouse” në Theth. Për krahasim në 2006 në zonë erdhën 600 vizitorë, në 2015 16.000, përcjell botasot.info. Dhe këtu merita ka padyshim GIZ që ka financuar dhe paguar gjithë shpenzimet e banorëve për rikonstruimin e shtëpive. Në fund shkrimi përmbyllet me vizitën në Kullën e Ngujimit, aty ku filloi. Sokol Nikolle Koçeku tregon tani historinë e “vëllezërve të gjakut,” sesi dy burra pinin gjakun e njëri-tjetrit dhe automatikisht ktheheshin në vëllezër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here