Gjithçka filloi me ca para për shoping dhe dy iPad, ku ata përjetuan shok të vërtetë.
Fillimisht, babai u ul përballë dy dëmijëve të tij dhe i tregoi atyre se e kishte lënë punën.
Gjysmë minuti më vonë, ju dha para për shoping dhe dy iPad të dy djemve, transmeton lajmi.net.
Pasi ju tha një shumë të hollash që i kishte fituar, pas tre minutave, e ndërroi shumën nga mijëra në një milion dhe ju hodhi përpara shuma të tjera parash.
“Oh Zot,” “Nuk është e vërtetë,” thoshin djemtë vazhdimisht duke ecur nëpër dhomë ngase nuk arrinin të besonin se babai i tyre kishte fituar këtë shumë marramendëse.
Pas plot një minuti, babai i tyre i ftoi të uleshin dhe ju dha edhe një lajm.
“Kam fituar më shumë se një milion,” dhe ju dorëzoi dokumentin ku ishte shuma e vërtetë. “2.7 milion” ishte shuma prej të cilës djemtë e këtij burri fatlum u shokuan nga gëzimi.