I moshuari përplaset dhe lihet në rrugë, kalimtarët lajmërojnë ambulancën, vdès rrugës për në spital

0
129

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Polizhan. Një 72-vjeçar,që ka qënë duke qarkulluar me biçikletë është pëplasur nga një makinë, që pasi e ka hedhur në shesh është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se vitkima i identifikuar si Idajet Çobo është gjetur i shtrirë në rrugë nga drejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas,të cilët kanë njoftuar policinë.

Efektivë të shumtë policie janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit,duke kërkuar edhe kamerat e mundshme të bizneseve apo banesave në anë të rrugës, nëpërmjet të cilave të bëjnë të mundur edhe identifikimin e targave të mjetit që e ka goditur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here