“Bëni kujdes, nuk jam unë…”/ I përdorën emrin për të marrë produkte falas, moderatorja shqiptare jep alarmin

0
122

Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla ka treguar një rast mashtrimi, ku është përdorur emri i saj. Ajo ka zbuluar në instastory se dikush është shtirur si ajo.

Nevina ka ndarë me ndjekësit foto nga biseda ku disa individë flisnin në emrin e moderatores për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamës dhe i ka njoftuar të gjithë të bëjnë kujdes pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh.

”Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here