Berisha: Do ta rrafshojmë godinën e re, Teatri do ndërtohet siç ka qenë

0
166

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët premtoi se godina e re e Teatrit Kombëtar do të shembet për të rindërtuar godinën e mëparshme që u rrafshua tre vite më parë.

“Do bëhet gjithçka që ai projekt të mos ndërtohet. Por do rrafshohet. Aty do ndërtohet teatri siç ka qenë.

Kjo nuk ka diskutim.

Ai do rrafshohet, do i lëshojë rrugën teatrit siç ka qenë. Do bëhet gjithçka për ta penguar”, deklaroi Berisha.

Berisha foli edhe për çështjen e Ardian Dvoranit, ndërsa tha se Edi Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia.

“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse e kundërshtoi opozita. Por siç e parë ju, Dvoranin e votuan vetëm 18 deputetë mos gaboj. 14 nga PS. Ardian Dvoranin do e bëjmë çështje, ai është simbol i korrupsionit dhe turp për drejtësinë. Por ju garantoj se edhe Vali Bizhgën po ta çonin në parlament, Edi Rama do e rrëzonte sepse ai tani sheh spiun në çdo person. E ka kapur spiuno-fobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiuno-fobisë së Edi Ramës që Dvorani të merrte gjithsej 14 vota.
Ky doli i poshtëruar, me 14 vota. Unë nuk kam sentimente me të. Por fakti që ai u fut i pari, me shpresën që është bërë një marrëveshje me Bashën, që do votohej Dvorani, dhe Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia. Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga. Merr Helidon Bendon. I mbyll dyert në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Kreu i Shërbimit Informativ emërohet nga presidenti. Ky e çoi vetë në shkollë, tani që është kthyer, e lë sikur nuk ka qenë ndonjëherë në shërbim. Ky është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia”, deklaroi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here