Video/ “Lajthit” Rama, regjistrohet duke sharë studentët…

0
134

 Kryeministri Edi Rama, ndërsa tallet me studentët, shprehet ndër të tjera se nuk do të ketë as përgjysmim tarifash edhe sikur të rrinë 30 vite në protestë.

Faxweb.al ka siguruar këtë videoregjistrim, ku një grup prej studentëve ka vendosur të telefonojë Edi Ramën dhe më pas e ka regjistruar.

Në këtë bisedë, studentët quhen nga kryeministri Rama si, “veshgjatë”, ndërsa më tej në këtë bisedë prej 6 minutash, kryeministri shprehet se kjo ‘është protestë idiote’.

Pjesë nga biseda e regjistruar: 

Rama: 198 cm jam

Studentët: Jemi 150 mijë të gjithë budallenj jemi.

Rama: Aq jeni aty? Momentalisht sa studentë jeni, mirë mirë vazhdoni bëni qef!

Studentët:
Nuk po bëjmë qef na ka sjellë policinë këtu.
Ju keni thënë që protesta e ka shkundër qeverinë, keni thënë se ju do të vini në krye të saj.

Rama: Unë jam në krye të protestës!

Studentët: Çfarë këni ndërmend të bëni.

Rama: Kërkoni t’i them të gjitha përnjëherë. Që mbylleni brënda dhe mbylleni aty është idiotësi.

Studentët: Ça të duash na thuaj por budallenj nuk lejmojmë që të na thoni, idiotësia që përmendni ju është e sjellshme.
Pse na ke ofenduar duke quahtur disa kolegë tonë budallenj dhe pikopatë?

Rama: Keni treguar mungesë edukate nuk kamë thënë se jeni budallenj, nuk kam ofenduar njeri i kam dhënë përgjigjen që meriton. Më pyetet se ca mendoni për këtë që po bëjmë dhe ju thashë që më duket shumë idiote. Është e drejta juaj të thoni dhe të jepni opinione për qeverinë dhe për gjithçka.

Studentët: Sa ju pëlqen protesta nga 1 te 10.

Rama: Jua thashë kjo nuk është protestë kjo është një idiotësi, të mbyllesh brenda, dhe të bojkotosh mësimin ca është kjo.

Studentët: Pse nuk i përgjysmoni tarifat e masterit.

Rama: Kjo nuk ka për tu bërë, jo të ngujoheni, por të dilni prej pas shumë vitesh prej aty tarifat e masterit nuk përgjysmohen.

(B.B/ Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here