“Nuk lejohet ambulanca të marrë të moshuarin e sëmurë”, Blushi pranë banorëve te “Margarita Tutulani”: Urdhërues për prishjen e pallatit është Edi Rama, oligarkët duan tu marrin pronën qytetarëve

0
123

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka shkuar sot pranë banorëve në pallatin “Margarita Tutulani” pasi vendimit për ta prishur atë.

Ai tha se është kjo që po ndodh është një cmenduri e madhe se pallatet shemben për llogari të oligarkëve.

Blushi: A keni familje ju a jo? Tmerr i madh sic e shihni vetë. Unë sapo u informova se si nje 80 vjecar ndodhet i sëmurë në banesë e vetë dhe nuk lejohet as ambulanca që të vi ta marr. Ti ndihmonte qeveria financiarisht për të përballuar kosto të jetesë por i njxerr me dhunë nga banesa e tyre, pa transparencë dhe arrogancë. A thua se këtu është një skenë e madhe krimi, i nxjerrin banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre. Mbrapa ketoj vendimi fshihen oligarkë që duan tu marrin pronën qytetarëve. Nje regjim tipik fashist. Një paligjshëmri totale. Unë fola me uniformat blu dhe më thanë se nuk kanë asnjë dokument, vetëm kanë  urdhëra politik. Zero letra, zero dokument, kanë sjell disa furgona policie. Nderkohë i moshuari ndoshet lart. Nuk ka farë njerëzore.Mësova nga familharët e tij ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk behet kjo, aq më pak në prag të festave. Urdhërues i këtyre akteve është Edi Rama. Disa punonjës janë pa numër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here