Aktualisht pozita e Luciano Spallettit te klubi nga Milano po lëkundet dhe nuk është çudi të shikojmë një lëvizje “blic” drejt Dalic.
Seria A është një nga kampionatet më të forta në botë, ku natyrisht strategjia dhe mënyra e punës ka “bërë” për vete shumë lojtarë të profilit të lartë.
I fundit në listë është Cristiano Ronaldo, ndërkohë që hapat e tij mund t’i ndjek edhe një nënkampion bote. Bëhet fjalë për trajnerin e kombëtares kroate, Zlatko Daliç, i cili pranoi se ëndrra e tij është të trajnoj në Itali.
“Unë duhet të them faleminderit lojtarëve të mi. Ne jemi një vend i vogël por krenar, dhe marrja e një çmimi të tillë është e rëndësishme jo vetëm për mua, por për të gjithë lojtarët në Kroaci. Ëndrra ime është të stërvis këtu në Itali.”-tha kroati pasi mori çmimin “Gianni Brera”, si trajneri më i mirë në vitin 2018.
Deklarata ka joshur Interin, me drejtorin sportiv, Beppe Marotta që e vlerësoi punën e Dalic.
“Dalic e meriton çmimin. Ai u bë trajner i Kroacisë në një situatë emergjente dhe ka provuar të jetë një nga trajnerët më të mirë në botë”.-tha drejtuesi zikaltër.