Konfindustria ka reaguar sërish sa i takon Portit të Durrësit. Konfindustria kërkon që Kuvendi i të mos miratojë Marrëveshjen e Portit të Durrësit pa u njohur dhe vlerësuar paraprakisht leverdisshmërinë ekonomike të projektit, parë nga këndvështrimi i interesit publik. Gjithashtu, kërkohet përfshirja e garancive ligjore, të domosdoshme në rastin e mosplotësimit të pritshmërive financiare dhe/ose shkeljeve të mundshme të marrëveshjes nga koncesionari.
kërkon, që Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë Marrëveshjen e Portit të Durrësit pa u njohur dhe vlerësuar paraprakisht leverdisshmërinë ekonomike të projektit, parë nga këndvështrimi i interesit publik. Gjithashtu, kërkohet përfshirja e garancive ligjore, të domosdoshme në rastin e mosplotësimit të pritshmërive financiare dhe/ose shkeljeve të mundshme të marrëveshjes nga koncesionari.
Konfindustria vlerëson, se pjesë e domosdoshme e projektit të fisibilitetit duhet të jetë përfshirja jo vetëm e kostos dhe kohës së ndërtimit të Portit të Ri të Durrësit, por edhe humbjet financiare, që do ti shkaktohen ekonomisë kombëtare nga flukset e munguara të trafikut dhe rritja e mundshme e kostove të përpunimit të mallrave të gjithë sektorëve industrialë dhe bizneseve.
Konfindustria vlerëson gjithashtu, se 80 ha ose më shumë truall i Portit të Durrësit, që derdhet si kontribut shtetëror në natyrë, në mungesë të garancive ligjore do të kthehen menjëherë nga pasuri e shtetit shqiptar në pronë private të kompanisë koncesionare, që në castin e themelimit të saj. Si i tillë, në rast mosmarrëveshjes së mundshme dhe në mungesë të garancive ligjore të qarta të parashikuara në Marrëveshje dhe gjithë aktet ligjore përkatëse, trualli portual nuk do të ketë asnjë mundesi për tu rikthyer si pronë shtetërore, përvecse vendimit të Gjykatave Ndërkombëtare.