Tragjike/ Vrau prindërit në derën e shtëpisë, rrëfehet djali: Iu kërkova lekë, por…

0
218

Pas ngjarjes shokuese paraditen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku i riu 29-vjeçar Leo Nika vrau me çifte dy prindërit e tij, të tjera detaje kanë dalë në dritë.

Pas krimit, nga rrëfimi në polici, Leo Nika ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Ai po mbahet nën vëzhgim në komisariatin e Durrësit, ku dhe ka dhënë dëshminë e parë. Burimet për BalkanWeb bëjnë me dije se Nika në polici ka treguar se debati nisi për çështje parash.

“Kalova gjithë natën pa gjumë, isha i stresuar. Prindërve u kërkova para për të ikur në Itali. Ata nuk më dhanë dhe pikërisht këtu nisi sherri. Pastaj nuk e mbaj mend se si qëllova mbi prindërit,” rrëfeu 29-vjeçari.

Në shtëpinë e të riut, janë gjetur sasi të mëdha qetësuesish të cilët Leo i përdorte për gjendjen e depresionit, bëjnë me dije burime për “BalkanWeb”Të njëjtat burime tregojnë që edhe pse vuante nga depresioni për shkak të papunësisë dhe varfërisë, Nika nuk kishte kartelë të hapur për gjendjen mendore.

Ndërkohë, bashkëshortja e 29-vjeçarit dhe vajza e tyre rrinin te shtëpia e prindërve të saj.

Ngjarja

Burime nga grupi hetimor i ngritur për të zbardhur ngjarjen e rëndë thanë se autori, i cili dyshohet se së fundi ka shfaqur probleme psikologjike, pasi kishte qëlluar nga një herë me çifte secilin prej prindërve, kishte dalë në rrugë me armën e zjarrit në dorë. Komshinjtë dhe të afërmit që jetonin vetëm pak metra më tej kanë rendur drejt shtëpisë së familjes Nika për të kuptuar se çfarë po ndodhte, ndërsa kanë gjetur të shtrirë brenda në ambientet e banesës çiftin e moshuar të vdekur dhe të mbuluar nga gjaku.

Çifti kishte gjashtë fëmijë, katër vajza dhe dy djem, ndërkohë që të gjithë jetojnë jashtë vendit. Pas sinjalizimit të dhënë nga banorët, në vendin e ngjarjes mbërritën uniformat blu. Policia arrestoi vetëm pak minuta pas ngjarjes autorin e krimit, i cili në momentin që mbërritën blutë ishte vetëm 100 metra larg viktimave. Ai kishte dalë në rrugë me armën e krimit në dorë, duke përhapur panik te banorët e zonës që njihnin temperamentin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here