Policia e Durrësit ka arrestuar një 27 vjeçare, pasi gjatë shoqërimit në komisariat ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësen e policisë.
“Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë së qytetarëve, në orët e vona të natës së mbrëmshme, kanë vijuar kontrollet në akset rrugore dhe në lokale të qytetit, me qëllim vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit. Si rezultat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Sonila Budini 27 vjeçe, banuese në Durrës. Pas një konflikti në lagjen Nr.18, shtetësia e mësipërme, gjatë shoqërimit në ambjentet e Komisariatit, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësen e policisë.Gjithashtu,gjatë testit të alkolit ka rezultuar në masën 0.47 mg/l”, sqaron policia.
Po ashtu “u arrestua edhe Haxhi Gjoka 53 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.13, Durrës, u arrestua në flagrancë, duke drejtuar, mjetin tip Benz me targa AA 864 MI, në gjëndje të dehur në masën 0.9 mg/l.”
Nga kontrollet e kryera janë pezulluar 3 leje drejtimi, për shkak se drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” në të shtetases Sonila Budini dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”në ngarkim të shtetasit Haxhi Gjoka.