6 orë bisedime mbyllen me sukses, Putin dhe Erdogan arrijnë marrëveshje për armëpushim në Idlib

0
102

Turqia dhe Rusia thanë se janë pajtuar për armëpushim në provincën Idlib të Sirisë.

Marrëveshja u shpall të enjten, pas bisedimeve 6-orëshe midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në Moskë.

Dy palët thanë se marrëveshja përfshin armëpushimin që duhet të nisë nga mesnata e së enjtes përgjatë linjave ekzistuese të betejës. Marrëveshja gjithashtu parashikon krijimin e një korridori të sigurt përgjatë autostradës M4. Korridori do të patrullohet nga trupat ruse dhe turke, duke filluar nga 15 marsi, shkruan rel.

Takimi në Moskë u zhvillua në kohën e tensioneve të larta në Idlib – bastionin e fundit që kontrollohet nga rebelët anti-qeveritarë në Siri. Javë më parë, Turqia, e cila i mbështet rebelët, ka nisur një ofensivë atje kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat mbështeten nga Rusia.
Më 27 shkurt, Ankaraja ka raportuar për vrasjen e 34 ushtarëve turq në një sulm ajror të kryer, sipas saj, nga forcat siriane. Kjo ka çuar në hakmarrje dhe, më 1 mars, Turqia ka vrarë 19 ushtarë sirianë.
Turqia dhe Rusia, deri më tash, e kanë shmangur konfrontimin e drejtpërdrejtë, por incidentet e fundit kanë bërë që shumë vëzhgues të shprehin shqetësim se Turqia – anëtare e NATO-s – dhe Rusia mund të përfshihen në një konflikt të armatosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here