Bundesliga në krizë, largohen 10 ‘yje’. Arsenal 60 mln euro për Draxler

0
127

Një raport alarmant i hartuar nga e përditshmja ‘Bild’ vendos theksin se kampionati gjerman po kalon një krizë pasi vetëm gjatë kësaj vere priten të largohen 10 ‘yje’ të nivelit botëror.

Këto largime priten të kenë kosto të lartë pasi do të ulet niveli i cilësisë në Bundesligë dhe për pasojë do të bjerë edhe interesimi që përkthehet në më pak të ardhura financiare, shkruan Syri.net.

Te ky raport nuk përmenden emrat e lojtarëve që janë larguar apo do largohen deri në përfundim të ditëve të merkatos verore.

Së fundmi është skuadra e Arsenalit ajo që kërkon të marrë shërbimet e talentit të Gjermanisë, Julian Draxler dhe për këtë i ka ofruar Wolfsburgut plot 60 milionë euro.

Sipas ‘Sport Bild’ Draxler kërkon largimin nga klubi gjerman i cili sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Champions Leagues.

Është vetëm çështje kohe pasi Draxler me siguri do largohet nga Wolfsburg, ndërsa destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Londra.

Wolfsburgut do t’i kushtojë shumë mos kualifikimi për Champions pasi klubi pritet të përfshihet në një revolucion ku mund të largohen disa lojtarë: Ricardo Rodriguez, Luiz Gustavo, Vieirinha, Daniel Caligiuri, Bas Dost, Diego Benaglio dhe Max Kruse./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here