FOTO/ Takimi në Bruksel: Kurti dhe Vuçiç shmangin kontaktin sy më sy

0
103

Bashkimi Europian ka publikuar pamjet nga nisja e takimit urgjent ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçië.

Këtë takim po e ndërmjetësojnë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Emisari për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti dhe Vuçiç nuk u kapën duke e shikuar qartazi njëri-tjetrin në sy, në asnjërën prej fotografive të publikuara nga BE-ja, raporton Gazeta Express.

Paraprakisht, Borrell zhvilloi takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin.

Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here