Banesa iu përmbyt, ironia e banorit në ish-Kënetë: Do të mbledh votat për partinë që të vijnë të më pastrojnë kanalin

0
106

Prej dy ditësh vendi ynë po përballet me reshje të dendura shiu, ndërkohë që në disa zona situata është problematike.

E tillë është dhe situata në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku shumë banesa janë nën ujë.

Një banor i prekur nga përmbytjet, përveç hallit që e ka zënë pasi uji i është futur në banesë, nuk i kursen as kritikat dhe ironitë për partitë politike.

“S’kam ku futem, kam dalë nga shtëpia në orën 1 të natës. Do të fle këtu përjashta. Do të mbledh votat për partinë që të vinë të më pastrojnë kanalin.

Hera e parë që më bëhet shtëpia kështu, kam 28 vite këtu. Vjet u bllokua kanali”, tha ai për News 24.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here