Komisioni/ Vasili kundër dy ministrave: Konkurse për shefat e shërbimit në mjekësi

0
150

petrit vasili Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka kundërshtuar nismën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për zgjedhjen e shefave të shërbimit në mjekësi pa konkurs. Të dy ministrat i kishin kërkuar komisionit që shefat e shërbimit të zgjidheshin pa konkurs, pasi anëtarët e bordeve zgjidhnin veten si shef shërbimesh. Kjo nismë është kundërshtuar mbledhjen e djeshme të të Komisionit të Shëndetësisë, ku deputeti Petrit Vasili ka theksuar se nuk do të kalohen nenet që kanë të bëjnë me shefat e shërbimeve. “Ka një konfuzion sa u takon dy çështjeve. Është tjetër çështja e shërbimeve dhe tjetër çështja e departamenteve. Shërbimet janë unikale. Nuk dublojnë njëra- tjetrën me përjashtim të shërbimeve të ngjashme që organizohen në departamente. Edhe mësimdhënia e tyre është ndryshe dhe kushdo që e ka shpjeguar ndryshe ka dezinformuar ministrin. Punën e dermatologut nuk e bën dot akulisti dhe anasjelltas”, – tha Vasili gjatë fjalës së tij. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, në emër të opozitës propozoi tërheqjen e propozimeve. “Unë mendoj që të gjithë këtu jemi që të shkohet drejt nocionit të departamentit. Quhen klinika, quhen shërbime, mund të biem dakord, por të jenë të definuara se çfarë nënkuptojmë. Por ajo që mua më bie në sy dhe logjikisht më çon në një skemë dyshuese është urgjenca. Pse ju e sillni këtë? Nuk kemi urgjencë. Edhe doktor Vasili e përmendi nuk ka urgjencë. Për mua nuk ka asnjë urgjencë. Unë kisha propozimin ë ta merrni mbrapsht këtë kërkesë, mendoni të gjitha propozimet dhe silleni si paketë bashkë me projektligjin për Arsimin e Lartë dhe konsultoheni. Unë nuk shoh asnjë emergjencë. Edhe bordi nuk ka ndonjë emergjencë që duhet ta sillni sot për nesër”, – tha Vokshi.

 

 Mblidhet Këshilli Kombëtar i Punës, diskutohet siguria në punë

Përfaqësues të qeverisë, biznesit dhe sindikatave u takuan dje në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Punës, në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, për të diskutuar për çështjet e sigurisë në punë, si dhe për të vlerësuar realizimin e rekomandimeve të lëna për t’u përmbushur në mbledhjen e fundit. Në mbledhje ishin të pranishëm ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, si dhe përfaqësuesit e punëdhënësve e punëmarrësve shqiptarë. Diskutimet e Këshillit Kombëtar të Punës u fokusuan tek përmbushja e vendimeve të marra në mbledhjen e fundit dhe shqyrtimi e miratimi i disa projekt-rregulloreve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e punonjësve nga risqet e lidhura me ekspozimin ndaj substancave kancerogjene ose agjentëve kimikë/biologjikë në punë etj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency