Xhaçka investitore strategjike// Shehaj çon vendimin e Kuvendit në Kushtetuese

0
211
Agron Shehaj: Dorezova ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per kundershtimin e vendimit te djeshem te Kuvendit si dhe ate per konstatimin e papajtueshmerise me kushtetuten te mandatit te zonjes Olta Xhaçka. Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehaj Te dashur qytetare, Pasi e zvarriti pa fund, nje dite me pare, maxhoranca bllokoi ne parlament dergimin ne gjykaten kushtetuese te kerkeses per shqyrtimin e papajttueshmerise me kushtetuten per mandatin e zonjes Olta Xhacka. Me kete votim te turpshem, maxhoranca e shnderroi Parlamentin edhe nje here tjeter ne nje mburoje per korrupsionin e qeveritareve te saj. Ky eshte nje akt shume i rende. E megjithate, jo surprize per ne. Sepse ne keto 10 vjet, kjo maxhorance dhe kjo qeveri vetem kete kane bere. Kane shfrytezuar pushtetin per te vjedhur dhe per tu pasuruar ne menyre te paligjshme dhe me pas kane perdorur kartonat e Parlamentit si mburoje per korrupsionin e tyre. Por Partia Demokratike eshte e vendosur qe ti shkoje deri ne fund betejes me korrupsionin galopant dhe abuzimet e pafundme te kesaj qeverie. Ndaj ne emer te Partise Demokratike sapo dorezova ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per kundershtimin e vendimit te djeshem te Kuvendit si dhe ate per konstatimin e papajtueshmerise me kushtetuten te mandatit te zonjes Xhacka. Zonja Xhacka nuk mund te jete njekoehesisht edhe ministre e jashtme edhe investitore strategjike. Nuk mund te jete edhe deputete edhe pronare e plazhit publik. Ndaj i takon Gjykates Kushtetuese te marre vendimin formal, te asaj qe ligji e dhe Kushtetuta e diktojne fare qarte.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here