Luan Rama: E përshëndesim rekomandimin, qeveria po gënjen, situata është e njëjtë…

0
105

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar raportin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. Rama ka deklaruar se situata është e njëjtë me atë të një viti më parë kur qeveria sipas tij gënjente qytetarët.

“Jam këtu per te thënë se përveç vullnetit të komisonit rekomandimi i sotëm nxjerr zbuluar atë që ne e kemi denoncuar. Gënjeshtrën e para një viti, ku qeveria i gënjeu shqiptarët ku u paraqit vendimi i 2018 si hapje negociatash. U bë edhe festë me hapje shampanje. Km bëri edhe dekorata. Mirëpo ja ku jemi sot në rekomandimin e radhës që gjithashtu ka bashkëlidhur shumë por dhe duhet. Më lejoni tju bëj të qartë se një vit më parë. Opozita i ndërpreu protesta për të krijuar kushtet që rekomandimi të gjente rrugën. Por kjo nuk ndodhi. Opozita u rikthye në kuvend dhe për ti ofruar shansin mazhorancës për një klimë kompromisi, për integrimin e një vendi. Mbi të gjitha kjo është detyrë kombëtare e përbashkët. Mirëpo qeveria duke mos patur parasysh asnjë prej rekomandimve të KE e refuzoi bashkëpunimin. Dhe ktheu këtë prioritet sfidë të egos politike. Duke e sabotuar të gjithë progresin”.

Për të, dy rekomandimet e sotme për korrupsionin dhe krimin e organizuar janë detyrat e para të qeverisë. ”Mesa duket kjo dëshmon se nuk ka prioritet BE. Prandaj theksohet në rekomandim qe Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën kundër këto dy rekomandimeve. Edhe një herë gënjështra i ka këmbët e shkurtra. Qeveria i ka jo vetëm këmbët por edhe duart e gjata”,-ka deklaruar Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here