Goditën me grushte ish-shefin e komisariati në Dibër, në hetim dy persona

0
111

Dy persona janë vënë nën hetim për dhunën e ushtruar ndaj ish-shefit të Komisariatit në Dibër Robert Aga. Bëhet fjalë për Bekim Agollin dhe Rubin Murrja, të cilët sipas policisë dyshohen të jenë autorë  të ngjarjes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur Robert Aga, pasi kur ai ishte shef i Qarkullimit kishte gjobitur Bekim Agollin e Rubin Murrjan.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për  shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰,  në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here