Rama përdori “Manhatanin e Zagrebit” për të mbrojtur projektin e Portit të Durrësit, por ai u anulua pas protestave qytetare, edhe pse u bë me garë

0
108

Kryeministri Rama, i vënë prej javësh përballë akuzave se po fal portin e Durrësit për të ndërtuar një resort turistik, ku fiton vetëm ndërtuesi dhe vendi humbet portin më të rëndësishëm kombëtar, u përpoq të bënte një paralelizëm mes një projekti të anuluar në Kroaci, të po të njëjtës firmë dhe po të njëjtit investitor, Mohamad Alabaaar.

Rama iu referua një projekti të quajtur “Manhatani i Zagrebit” në vitin 2019, të kompanisë “Eagle Hills and Real Estate Development” e investitorit Alabbar. Ai do të shtrihej në rreth 1 milion metra katrorë truall në kryeqytetin kroat, pak a shumë sa sipërfaqja që kërkon në Durrës dhe investimi do të ishte 500 milionë euro.

Rama përdori “Manhatanin e Zagrebit” për të mbrojtur

Tweet-i i Ramës

Por bashkia e Zagrebit dështoi ta miratonte projektin, edhe pse atje u bë me tender, sepse qytetarët e Zagrebit protestuan ashpër dhe një vit më pas, në tetor 2020, u hoq dorë.

Rama përdori “Manhatanin e Zagrebit” për të mbrojtur

Lajmi për anulimin e projektit të Zagrebit në tetor 2020

E kundërta pritet të ndodhë në Shqipëri. Qeveria shqiptare e ka zgjedhur kompaninë “Eagle Hills Real Estate Development” të Alabaar pa garë, i fali truallin dhe taksat e ndërtimit, ndërsa investimi do të kryhet me paratë e atyre që do të blejnë 12646 apartamentet e projektit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here