Spaho akuza ndaj Alibeaj: Je patericë e Ramës, bashkëpunon me Ballën

0
153

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho hodhi akuza sot në Kuvend ndaj Enkelejd Alibeajt, të cilin e quajti patericë të Edi Ramës.

Spaho nënvizoi se nuk mund të pranojë vendimet që marrin Alibeaj me Ballën që të jenë të detyrueshme për të.

“Unë kam kërkuar që të jepni 10 minuta kohë të flas për integrimin europian dhe nuk do të heq dorë nga kjo e drejtë e imja. Po iu them edhe njëherë që mua nuk më përfaqëson Enkelejd Alibeaj. Ai është paterica e Edi Ramës. Rakordon qëndrimet që të mos lejohemi ne të flasim. Nuk pranoj që vendimet që vendimet që ka marrë Alibeaj me Ballën të jenë të detyrueshme për mua. Unë jam deputet i pavarur dhe dua të më jepni fjalën aq sa është rregullorja”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here