Berisha: Brenda 2 ditëve data e protestës së radhës! Populli opozitar do vijë në Kuvend

0
143

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli jashtë Kuvendit për të folur për mediat, pasi brenda nuk mori fjalën.

Ai bëri me dije se brenda 2 ditëve do të vendoset data e protestës së radhës

Ai u shpreh se parlamenti është më monist se ai i vitit 1991 pasi nuk respektohet asnjë nen i rregullores dhe kushtetutë

 

“Parlament ku bëhet gjithçka për të shuar zërin e opozitës, vetëm e vetëm pse këta pushtetarë janë të tmerruar nga vjedhjet që po i bëjnë pasurisë publike. Parlamenti ka marrë formën e një shartoreje, ku kreu i pseudomazhorancës i lejon vetes të përdorë fjalorin më të papranueshëm, më fyes për çdo qytetar,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij parlamenti është transformuar në një institucion që vendosin grupet kriminale, ku merren vendime në interes të grupeve kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here