‘Nuk ia fal kurrë politikës së llumit’/ Grida Duma vjen me një projekt të ri

0
160

Grida Duma ka sqaruar sot arsyet se pse la mandatin e saj të deputetes së Partisë Demokratike. Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Duma që në nisje të fjalës së saj se kishte dorëzuar zyrtarisht mandatin.

Në një fjalim duke mos i fshehur emocionet, Duma tha se një gjë nuk ia fal politikës së llumit, se me deklaratat kundër saj është prekur djali i saj.

“Nuk i jam larguar përgjegjësisë edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një ndyrje duarsh. Jam sulmuar nga hiena që të më brejnë personalitetin. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ia fal kurrë politikës së llumit, që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua në brez, godiste pa ndërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ia harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur”, tha Duma.

Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.

Lajmi për largimin e Dumës ka nisur të qarkullojë nëpër media që datën e djeshme. Ka raportime se ajo do t’i përkushtohet një tjetër projekti në vijim dhe që ka të bëjë me televizionin. Duma do të drejtojë një emision në Top Channel, formati i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Pas zgjedhjeve të vitit 2021 ajo u zgjodh nga forumet e PD-së si nënkryetare e kësaj force politike, ndërkohë që ka drejtuar deri tani edhe Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here