Adriana Kalaja i hyn primareve: Rëndësi ka të fitojë PD, kundërshtari ynë është vetëm Erion Veliaj!

0
128

“Sot më shumë se kurrë, duhet një alternative serioze për shpëtimin e Tiranës, për ta pastruar atë nga çibani Erion Veliaj dhe gjithë çibanët e betonit shumëkatësh, që kanë mbirë me firmën e tij nëpër Tiranë. Ndaj jam përpara jush për t`ju dhënë një alternativë jo vetëm fituese ndaj Erion Veliajt, por edhe një alternativë shpëtimi për Tiranën tonë.”

Znj. Adriana Kalaja, e cila spikati në protestat e fuqishme për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka shpallur synimin e saj për të mposhtur socialistin Erion Veliaj në zgjedhjet vendore të majit 2023. Për të arritur këtë synim, ka vendosur t’i hyjë garës së primareve brenda PD-së, në krah të disa politikanëve të njohur.

Por, çfarë pret Kalaja nga primaret? Dhe, nëse del fituese në to, a e ka hartuar një program se si do ta qeverisë Tiranën? Të tillave pyetje iu përgjigj sot kandidatja, e ftuar për intervistë nga Flavio dhe Ola në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV.

Flavio: Kush mendoni se përveç jush është kandidati më i fortë i primareve?

Adriana Kalaja: Nuk dua të jap një emër. Mendoj që së pari ne duhet të respektojmë garën e njëri-tjetrit. E dyta, është shumë e rëndësishme që kjo risi që është aplikuar së pari më 6 mars 2022, po tani në një gradë më të sofistikuar. Më 6 mars edhe për vetë situatën ku ndodhej PD-ja. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ne, nëpërmjet garës sonë të tregojmë para publikut që primaret janë gjëja e duhur për të rikthyer votën tek baza, pra tek anëtarësia dhe në rastin konkret është edhe një hap më sipër, pasi nuk do të votojë vetëm anëtarësia, por edhe simpatizantët. Dhe nga ana tjetër e kam cituar edhe gjatë deklaratës, por e besoj fort që gjatë kësaj gare nuk ka rëndësi emri se kush i del i pari.

Për mua ka shumë rëndësi që duhet të fitojë Partia Demokratike. Ka shumë rëndësi që ne, përpara publikut, duhet të shpalosim atë që ne të gjithë e dimë, që kundërshtari ynë është vetëm Erion Veliaj.

Ola: Jeni shprehur se kandidatura juaj është një alternativë jo vetëm fituese ndaj Veliajt, por edhe një alternativë shpëtimi për Tiranën. Keni plane konkrete, një program si ta shpëtoni Tiranën?

Adriana Kalaja: Po, unë kam një program të qartë për të cilin në ditët në vijim do t’ia bëj me dije të gjithë publikut, por së pari atyre që do të më japin votëbesimin. Programi është shumë i zgjeruar, prek gjërat kryesore që ka Tirana, qoftë me pajetueshmërinë që është kthyer… ose e ka kthyer Erion Veliaj duke ndjekur të njëjtën mënyrë të funksionuari të qytetit ashtu sikundër shefi i tij Edi Rama. Kam piketa të përcaktuara për mënyrën se si do të stabilizohet trafiku, parkimi, ndërtimet, problemet me ndotjen e ajrit, me ndotjen akustike, me betonieret që kalojnë orë e pa orë. E dini, gjatë karantinës i vetmi ndalim që nuk u bë kurrë ishte ndaj betiniereve dhe ndërtimit. Kështu që përveç këtyre unë kam dhe piketa të qarta lidhur edhe me problemet sociale që ka Tirana, lidhur me shumë probleme me artin kulturën, me trashëgiminë kulturore, me identitetin e saj. Këto gjëra duan punë, duan një përkushtim dhe ndershmëri përpara të gjithë qytetarëve të Tiranës, por unë në këndvështrimin tim duke u nisur edhe nga fakti që jam përveçse kontabiliste, edhe avokate, mendoj se çdo gjë fillon me respektimin e ligjit. Nëse unë do të marr votëbesimin e qytetarëve dhe do të kem nderin të drejtoj bashkinë e Tiranës, çdo gjë do të fillojë nga qasja e kësaj bashkie në raport me ligjin. Nëse zbatojmë ligjin, nuk do të kemi ndërtime as mbi parametrat e lejuar, nuk do të kemi as leje ndërtimi bazuar në favore e korrupsion, nuk do të kemi gara ta paracaktuara, nuk do të kemi tenderë që i jepen vetëm një rrethi të ngushtë të Erion Veliajt dhe të gjitha gjërat që dalin nga një respektim ashtu si duhet i ligjit. Nga ana tjetër, do të ve piketat në bashkinë e Tiranës lidhur me transparencën.

Flavio: Me sa veta do të jetë bashkia e Tiranës e Adriana Kalasë? Me sa veta do të jetë “kalaja” e Tiranës si institucion?

Adriana Kalaja: Unë edhe nga mbiemri jam një çikë e fortë dhe e kam si status të jetës sime që më pëlqen të qëndroj e fortë si kala.

Flavio: Atëherë sa do të pushoni nga puna nga ata që janë aktualisht?

Adriana Kalaja: Unë zotohem se jo vetëm nuk do të pushoj nga puna, por do të largohen nga puna njerëzit që janë punësuar në mënyrë korruptive, në mënyrë abuzive. Ne e dimë shumë se si janë fryrë të gjitha bashkitë dhe sidomos bashkia e Tiranës dhe kjo gjë bëhet vetëm për shkak të zgjedhjeve, për shkak të votave. Ne e dimë shumë mirë se çfarë po heq Buxheti i Shtetit dhe sidomos buxheti i bashkisë duke u paguar 2 deri në 3 punonjës për një vend pune; pra personi që është patronazhisti i radhës dhe personi që largohet në mënyrë të padrejtë dhe e fiton të drejtën nëpërmjet një vendimi gjykate. Mënjanimi i kësaj situate do të jetë një rast shumë i mirë për bashkinë lidhur me menaxhimin të ardhurave. Është dyfishi, pra paguhet sot në bashkinë e Tiranës, dyfishi i pagave që unë pretendoj se do ta drejtoj bashkinë nesër dhe më e rëndësishme. ..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here