Fluturimet e shumta luksoze me avion privat/ Si mashtron Rama me shifrat

0
153

Udhëtimet e kryeministrit Edi Rama jashtë vendit janë publikuar nga hakerat iranianë në kanalin e Homeland Justice në Telegram. Bien në sy udhëtimet e shumta charter, që kanë kapur kulmin gjatë vitit 2021. Të dhënat tregojnë se që nga viti 2013, kur mori pushtetin, Rama kreu mbi 130 fluturime luksi me paratë e shqiptarëve.

Në vitin 2021, Edi Rama tejkaloi vetveten dhe vendosi rekord me 33 fluturime charter.

Lajmi ka shkaktuar shumë trazim në opinionin publik, kur shihet se kryeministri i vendit më të varfër në Europë, lëviz me avion personal.

Vetë Rama tha se i ka dhënë shpjegimet e tij, por ku mashtron ai?

Rama deklaron se ai harxhon mesatarisht më pak për shpenzime udhëtimi nga ‘fondet e kryeministrisë’ së parardhësit e tij.

Të paktën që prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100’. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.

Edhe në qoftëse shpenzimet nga ‘fondi i kryeministrisë’ janë mesatarisht më të vogla se ato të paraardhësve, kjo nuk do të thotë se shpenzimet e kryeminsitrit për udhëtimet jashtë vendit në tërësinë e tyre janë të vogla.

Përkundrazi, përdorimi i aeroplanit ‘charter’ të kontraktuar nga ‘Air Albania’, sugjeron se ato janë më të mëdha se çfarë i kanë lejuar vetes paraardhësit e tij. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të bëjë transparencë mbi shumën e shpenzuar për të organizuar udhëtimet e kryeministrit dhe pagesat ndaj ‘Air Albania’, duke pretenduar se këto janë të dhëna ‘konfidenciale.’

Megjithatë, kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë.

Këtë shpjegim e ka dhënë BIRN më herët, kur thotë qartë se paratë që paguhen për qiranë e avionit të luksit paguhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilët nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here