Nëna e 2-vjeçares mes lotëve: Ja si u dogj vajza dhe nuk e shpëtova dot

0
189

Nëna e foshënjës 2 vjeçe e cila humbi jetën pasi baraka ku ajo jetonte u dogj ka rrëfyer momentet e tmerrit. Ajo thotë e ëma e dy fëmijave kishte vendosur ujë për të ngrohur në bombul që të lantë  fëmijët, por më pas dëgjuan shpërthimin.

Mos lotëve nëna e vajzës së mitur akuzon zjarrfikëset që sipas saj kanë ardhur dy orë me vonesë, ndërsa thotë se askush nuk i ndihmoi.

Nëna e 2-vjeçares: Kishte vvënë bombulën për të ngrohur ujin për të larë kalamajtë dhe erdhi te mua për të pirë kafe, plasi bombla. Në atë moment lajmëruar policinë, asnjë nuk ka ardhur. Dy orë flakët. Po të kishte mundësi të kishte ardhur zjarrfikësja mua do më kishte shpëtuar fëmija. Kemi pritur dy orë zjarrfikësen. U mundova vetë, por nuk kisha si ta shpëtoja. Pas dy orësh erdhën kur mu dogj goca. Çi doja pas dy orësh unë, kur më iku fëmija.

Baraka u dogj sot rreth orës 08:35 në zonën e Babrrusë. Në banesë ndodhej edhe një fëmijë 5 vjeç, i cili arriti qe të shpëtohej

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here