Paloka : Rama gojëqelbur, ju tregoj qëllimet që fshihen pas përjashtimit

0
161

Ai parlament nuk ka më asnjë funksion. Është  një lodër në duart e Edi Ramës për të realizuar qëllimet e tij për të vjedhur me parlament”

Ky është reagimi i deputetit demokrat Edi Paloka në një intervistë për Ora News pak minuta pasi u mësua se Kuvendi e kishte perjashtuar për 10 seanca parlamentare. Me këtë vendim është penalizuar edhe deputeti tjetër demokrat Bujar Leskaj.

Paloka thotë se nuk kishte si të ndodhte ndryshe nga një parlament “ilegjitim që nuk ka asnjë interes për të punuar për shqiptarët por si të mbushë xhepat e Edi Ramës dhe të onturazhit të tij”

Por çfarë ka ndodhur?

Edi Paloka:”Reaguam jashtë kamerave ndaj sulmit me gojë të qelbur. I thamë gojëqelburit atë që meritonte të dëgjonte. Ia thamë jashtë kamerave”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tregon për Ora News se kush është qëllimi që fshihet pas sulmit me një fjalor jo etik ndaj demokratëve ndërkohë që Rama ka në dorë dhe parlamentin.

Edi Paloka: “Ne u përjashtuam se dha urdhrin Rama. Tregon se parlamenti funksionon me dy standarde. Gojëqelburin që nuk duhej të ishte fare në parlament e mbajnë në krye të vendit, dhe depetutëve të opozitës i mbyllin gojën. Ndaj tij nuk u mor asnjë masë përjashtimi, as ju kërkua të ndërpriste atë sulm me atë gojëqelbur ndaj opozitës, ndërkohë që ne që reaguam jashtë kamerave e jashtë seacnës. I thamë në surrat gojëqelburit atë që meritonte të dëgjonte, dhe përjashtohemi se e dha urdhrin Edi Rama”

Paloka demaskon dhe dy qëllimet që fshihen pas sulmit të Edi Ramës.

Edi Paloka: “Rama nuk bën asgjë pa qëllim. Kishte 2 qëllime: E para të tërhiqet vetëmendje nga vjedhja e kalimi me procedurë të përshpejtuar i vjedhjes më të madhe me Portin e Durrësit.

E dyta tu tregonte shqiptarëve se përderisa unë dhunoj e u ul kokën deputetëve të opozitës ju të tjerëve nuk i llogaris. Këto dy qëllime kishte Rama. Ndaj i duhej dhënë përgjigje. Ai ngelet ordiner dhe pushtetin e ka nga vjedhjet, dhuna e oligarkët. Është një fëlliqësirë që duhet të pastrohet një orë e më parë këtij vendi”

Prandaj Paloka fton të gjithë shqiptarët në protestë nesër.

Edi Paloka:”Shqiptarët duhet të jenë në protestë për ti treguar Ramës sa shumë e deri ku ka vajtur durimi i tyre. Edhe për skllavin ka një moment kur thotë mjaft. Ka kufi, e besoj se për shqitparët ky moment ka kaluar me kohë.

Intervista ne studio me gazetaren Siklajda Shorja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here