Dyshohet se shfrytëzonin minierat në mënyrë të paligjshme, arrestohen gjashtë persona në Dibër

0
123

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi dyshohet se shfrytëzonin minierat në mënyrë të paligjshme dhe tregtonin po në mënyrë të paligjshme lëndë plasëse.

Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Drejtues Dhimitraq Ziu, përmes një daljeje për mediat, ku theksoi se operacioni kodohej “Toka e Artë” dhe u realizua nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Këta shtetas u arrestuan për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municoneve””, tha mes të tjerash Ziu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here