Tentoi të vriste një person me snajper, Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Ergys Kolaverin

0
113

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur te pafajshëm Ergys Kolaverin, i cili u arrestua me bujë në vitin 2016 kur qëlloi me snajper në drejtim të një qelie në burgun e Vaqarrit duke patur si objektiv Gazmir Dacin duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur.

NJOFTIMI

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 30.07.2016, në mjediset e ajrimit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEDP), Vaqarr, në  orën 16:31, është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale L.D, i cili gjatë hetimeve ka rezultuar të ishte objektiv i gabuar i sulmit. I akuzuar për këtë ngjarje është i pandehuri me iniciale E.K., i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,  për motive gjakmarrje kundër shtetasit me iniciale G.D.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr. 106, datë 08.11.2017 ka vendosur:

Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit për sa i përket masës së dënimit dhënë ndaj të pandehurit E.K dhe dënimin e tij përfundimisht me 30 vjet burgim.

Gjithashtu është ushtruar ankim edhe nga i pandehuri E.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit për sa më poshtë:

Deklarimin si të pafajshëm, pasi nuk u arrit që të provohet fakti që ka kryer veprën penale të  “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I pandehuri E.C ka paraqitur ankim,  i cili kërkoi ndryshimin e vendimit duke u deklaruar i pafajshëm.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 39 datë  26.03.2018 ka  vendosur:

Kundër këtij vendimi,  ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë, Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë Gjykatë.

Gjykata e Lartë, Kolegji Penal me vendimin nr. 00-2018-312 datë 12.09.2018 ka vendosur:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e saj nr. 01 date 23.12.2019 ka vendosur:

Në përfundim të gjykimit dhe shqyrtimit të ankimeve të përmëndura më sipër, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe znj. Lutfije Celami, me vendimin nr. 1029, datë  26.10.2022 vendosi:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here