Berisha: PD mbështet protestën e pedagogëve, ftoj të rinjtë të ngrihen

0
112

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sërish se PD mbështet lëvizjen sindikaliste të pedagogëve. Ai u bëri thirrje të rinjve që të ngrihen në protesta kundër regjimit monist të Edi Ramës.

“Unë jam sot këtu për të shprehur dhe rikonfirmuar mbështetjen e plotë të lëvizjes sindikaliste universitare.

Sot, pedagogët dhe studentët protestojnë dhe kanë bojkotuar mësimin.

Me këtë rast, i garantoj se PD mbështet të gjitha kërkesat e tyre dhe merr përsipër absolutisht adresimin me përparësi të plotë të çdo kërkese që kanë paraqitur deri sot, madje edhe përmirësime të tjera.

Nuk mund të ketë asnjë dyshim se rrogat e pedagogëve nuk mund të jenë asnjëherë më të ulëta se ato të Prishtinës.

Se buxheti shkencor do të shumëfishohet dhe se çdo student do marrë të paktën 100 euro subvencion në kushtet e shtrenjtimit të jetesës.

Se liria akademike, se komisarët, kancelarët famëzinj dhe anëtarët militantë të bordeve, do largohen nga universitetet.

Ftoj edhe njëherë të rinjtë të ngrihen në lartësinë e idealeve, shpirtit, dhe guximit të tyre dhe të vazhdojnë protestat dhe t’i japin përgjigjen e merituar regjimit monist të Edi Ramës,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here