Vdekja e Lear Kurtit, Meta: Policia e Ramës po përpiqet të mbulojë një krim flagrant shtetëror të përsëritur!

0
103

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë sot një deklaratë konferencë për shtyp për rastin tronditës të humbjes së jetës së qytetarit Lear Kurti, që e konsideroi një krim flagrant shtetëror.

Meta tha se “Qeveria dhe Policia e Ramës po përpiqet ta trajtojë si një ngjarje të zakonshme, për të mbuluar një krim flagrant shtetëror të përsëritur. Po tentohet  të fshihet e vërteta ndërsa është shumë e freskët vrasja makabre e Klodian Rashës dhe mashtrimi i Policisë së Ramës dhe i Ministrisë së Brendshme.

E mbushur me patronazhistë, të frymëzuar dhe të mbështetur politikisht nga arroganca e Edi Ramës dhe sjelljet e qëndrimet e njëjta me të edhe të Ministrit të Brendshëm, Policia sot nuk shihet më si një institucion që mbron jetën dhe sigurinë e qytetarëve, por si një kërcënim kriminal për t’ua marrë jetën atyre. “

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here