“PS po kërkon të ndryshojë rregullat e lojës”/ Vasili i bindur: Koalicioni opozitar është dukshëm fitues

0
95

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” foli në lidhje me mosmarrëveshjet midis mazhorancës dhe opozitës për Këshillin Politik.

Vasili tha se Partia Socialiste ka bërë përllogaritjet e saj dhe parë që koalicioni opozitar është dukshëm fitues dhe kërkon që të ndryshoje rrëgullat e lojës në mënyrë të njëanshme.

“PS duke bërë përllogaritje e saj dhe duke parë që koalicioni opozitar është dukshëm fitues, por ndryshon rregullat e lojës dhe kërkon që të hiqen koalicionet. Ndryshimet kushtetuese i bëri në mënyrë të njëanshme PS dhe ai që propozon ndryshimin thotë dhe variantin si do ti kthejë në ligj. Ato kanë propozuar ligjet dhe ne japim opinionet tona. Ato i kanë bërë ndryshimet. Kjo është një sjellje tipike ku arroganca, hajdutëria dhe padija bëhen bashkë.”- tha Vasili.

Po ashtu Vasili bëri thirrje që administrata të mos përdoret politikisht nga mazhoranca.

“Të mos përdoret administrata. Për krimin elektoral ka burg dhe disa do të shkojnë në burg. Dita e zgjedhjeve është një ditë përkohshmërie. Nuk ka as opozitë të përjetshme dhe as mazhorancë të përjetshëm.”- tha Vasili.

I pyetur se si e sheh LSI veten si parti politike në sondazhe, Vasili vlerësoi se ato janë në nivele shumë të mira.

“Sondazhet e brendshme për meritë të LSI-së dhe dhe për meritë të Edi Ramës janë në nivele shumë të mira. Këtu kemi të bëjmë me një qeverisje halabakësh. LSI duhet të vazhdojë pa lëkundur në ato që kanë qenë targetet e veta. Siç janë të rinjtë dhe gratë. Bindja e jonë, nuk janë kuotat gjinore, por krijimi i hapësirave. Kemi një masë të madhe njerëzish që janë lënë jashtë vendimarrjes dhe qeverisje.”- tha Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here