Hapje dosjesh, bashkë me votën për hetuesin e diktaturës Dvorani në Kushtetuese

0
177
Nga Basir Çollaku 

Dosjet duhen hapur, duhej të kishte ndodhur.

Në fakt prej vitesh mundesh të marrësh çdo dosje.

Të mburresh se u hapën pa lustracion është ngutje me prapavijë të pasinqertë, në interesa, e në rastin më të mirë populist, në rastin më të keq financiar.

Të mburresh se hapëm dosjet por hetues, operativë, prokurorë e gjyqtarë nuk preken nga kjo hapje është pak tallava, ose traptallje.

Të mburresh se hapën dosjet dhe të çosh Ardian Dvoranin si hetues diktature, sot në Gjykatën Kushtetuese është hajvanllëk njëpërdorimsh.

Votohet hapje dosjesh, bashkë me votën për hetuesin e diktaturës Dvorani në Kushtetuese!!!! Kjo është provë se nuk keni dashur, as jeni lodhur të ndëshkoni persekutorët. Kjo duhej kushtëzuar. Në SPAK, KLP e KLGj keni mjaft nga kolegët e Dvoranit. Dihej me kohë se janë aty.  Domosdoshmërisht nuk mund, as duhej të ndodhte. Ata as do i trazojë kush edhe me ligjin e votuar të enjten e 20 tetorit 2022.

Por kjo e ka një të mirë të keqe

Djathtas, disa kuvendarë që janë takuar me delirin e historisë, do të ngelen lakuriq nga kjo hapje me regji e Edi Ramës..

Të hapen domosdoshmërisht dosjet, por jo vetëm kapakët.

Duhet

Me lustracion. Domosdoshmërisht LUSTRACION.

Të përfshihen

Operativë

Gjyqtarë

Prokurorë

Hetues

Kam mbi 20 vite që shkruaj të hapen ato dosje që përdorin politikanët kundër njëri-tjetrit. Fije për fije të hapen.

90 përqind e qeverisë rrjedh biologjikisht nga blloku, ndaj duartrokitja merr në shumë vende ujë.

Për të mos dalldisur në evropianizma pa bereqet, e dini mirë të gjithë se, në Gjermani këto allasoj nuk punojnë as mësues, ndërsa në Shqipëri janë kudo në institucione, qeverisje, administratë, drejtësi. Madje të votuar edhe nga disa prej atyre që votuan mbrëmë.

Komiku kryesor Kryeministri ia doli sërish, me ndihmën e kundërshtarëve të mllefosur e të paqartë

Për deputetët e PD:

Drejtuesi i ri i SPAK do jetë sërish nga parcela e Sigurimit të Shtetit.

Uroj të flisni për të, kur të ndodhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here