Përplasja në Kuvend / Berisha, Ballës: Çakall i Ramës, përdhunues. Deputeti i PS-së: Vetëm ty të kam përdhunuar

0
141

 

 

 

taulant-ballaNjë tjetër përplasje në seancën e djeshme parlamentare ishte edhe ajo mes ish-kryeministrit Berisha dhe deputetit të së majtës, Taulant Balla. Në fjalimin e tij në Parlament, Berisha e cilësoi Ramën si një burracak që fshihet se ka frikë testin e drogës dhe në këtë moment ka ardhur ndërhyrja nga salla e deputetit të PS-së, i cili i tha Berishës se ishte ky i fundit që e meritonte këtë epitet. Kjo ndërhyrje ka sjellë nervozizmin e ish-kryeministrit i cili theksoi: “Nëse një i akuzuar për përdhunim më ndërpret fjalën, le t’i nxjerrin të gjithë nga burgjet dhe t’i sjellim këtu… Nëse ky zotëria funksionon me mesazhe për papagaj dhe çakej nga salla, kjo është praktikë banditeske. Zotëria ka të drejtën e fjalës më shumë së unë, të dalë këtu (Rama), porse e lëshojnë nervat, nuk është përgjegjësia ime. Të marrë më shumë nga ato stabilizantët, por me të tjerë të mos përgjigjet më, se ndryshe ky nuk është më parlament, por pazar”.

 

Debati

Berisha: Ky burracak e ka bërë këtë, se ka frikë testin e drogës.

Balla nga salla pa mikrofon: Avash i çik, se burracak je vetë ti.

Berisha: Nëse një i akuzuar për përdhunim më ndërpret fjalën, le t’i nxjerrin të gjithë nga burgjet dhe t’i sjellim këtu.

Balla pa mikrofon: Vetëm ty të kam përdhunuar, asnjë tjetër…

Berisha vazhdon fjalën dhe më pas i drejtohet Ramës: Ça je ti këtu, që fut çakej këtu, çohu dil këtu dhe fol, por mos përdor çakej, se është turp. Nëse veprohet në këtë mënyrë, nëse ky vjen këtu me çakej, avoketër dhe papagaj, ky pastaj nuk është më Parlament.

Berisha: A e dini ju që diktatura këtë bëri në këtë vend. Po të kishe dy fëmijë në shkollë, i treti, edhe po të kishte yje e stëryje, nuk hynte më në shkollë.

Balla pa mikrofon: Vetëm për ty ka pas privilegje në atë kohë…

Berisha: Fjalim identik me kryetarët e kontrollit punëtor, në këtë Parlament nuk është mbajtur kurrë që nga viti `91 me fjalimin që mbajti ai me këtë ligj (për arsimin)…

Më pas ish-kryeministri mbyll fjalën dhe i drejtohet vendit të tij në Parlament, ndërhyn Rama pa mikrofon: Ulu mor ulu, se t’u mor fryma.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here