Tatuazh në gjoks foton e Bin Laden, dëbohet shqiptari nga Italia

0
133

Një shqiptar 35 vjeç është dëbuar nga autoritetet italiane si person i rrezikshëm për shoqërinë.

Ai konsiderohej si nxitës i ideologjisë xhihadiste . Në gjoks kishte bërë tatuazh portretin e Osama Bin Laden, lider i Al Qaeda i vrarë në Pakistan më 2011, nga një operacion i trupave amerikane.

35 vjeçari shqiptar i dënuar dhe më parë për trafik droge e armëmbajtje pa leje, ishte indoktrinuar me radikalizmin islamik, gjatë periudhës së qëndrimit të tij në burg në Rimini.

Sipas Departamentit të Administratës së Burgjeve , shqiptar ishte influencuar me ideologjinë xhihadiste gjatë miqësive të krijuar në burg me elementë të besimit islamik.

Ndaj tij dhe më parë ishte lëshuar urdhëri i dëbimit vullnetar nga territori italian, gjë që shqiptari nuk e kishte ekzekutuar duke vazhduar të qëndroj ilegalisht në Itali.

Pak orë më parë autoritetet italaine kanë ekzekutuar urdhërin e dëbimit të detyruar të tij nga territori italian. /Alba Kepi, Ora/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here