‘Emigracioni’, sociologu Tushi: Situatë dëshpëruese ndaj marrin valixhen e ikin

0
96

Sociologu Gëzim Tushi thotë se edhe pse shtresa e mesme paguhen mirë ato sërish zgjedhin të largohen pasi shikojnë një situatë dëshpëruese, zhgënjyese.

Gjatë një interviste për Ora News, u shpreh se zhgënjimi i njerëzve nga këto politika ka bërë që të humbasë besimi dhe një zgjidhje kanë gjetur emigrimin.

Gëzim Tushi: Zhgënjimi i njerëzve nga këto politika ka bërë që të humbasë besimi dhe një zgjidhje kanë gjetur emigrimin. Janë bërë 30 vjet që emigracioni ka qenë një kordon i pandërprerë. Shtresa e mesme paguhen mirë por po ikin sepse shikojnë një situatë dëshpëruese, zhgënjyese, nivele të arta kriminaliteti, papunësi të zgjatur dhunë në familje, dhunë në jetën sociale dhe të gjitha këta i detyrojnë ata të marrin valixhen dhe të ikin nga Shqipëria. Këto janë me pasoja edhe më të rënda sociale dhe duhet të trajtohen seriozisht. Strategjia kombëtare që ka të bëjë me zbutjen e varfërisë është e domosdoshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here