Fjalimi i Ramës në KiE, Fuga: Duhej të promovnte Kosovën, nuk shte momenti për t’u marrë me rezolutën e 10 viteve më parë

0
169

Akademiku dhe pedagogu i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Artan Fuga deklaroi mbi protestën e pedagogëve se qeveria tani nuk dëshiron të lëshojë dhe e konsideron këtë çështje si diçka të kaluar, ndërsa tha se i qëndron thirrjes se rritja 7% e pagës është e papaanueshme.

Ai tha se një mënyrë për rritjen e të ardhurave, siç u propozua edhe nga kryeministri është hapja e bizneseve ndaj universiteteve, gjë e cila sipas tij mund edhe të heqë vëmendjen e pedagogëve nga mësimdhënia duke i orientuar këta të fundit më shumë drejt projekteve. Ai shtoi se universitetet e kanë të vështirë integrimin me bizneset, ndërsa tha se institucionet publike duhet të bëjnë të njëjtën gjë duke u hapur drejt tyre.

Nga ana tjetër Fuga foli edhe për fjalimin e kryeminstrit Rama në Këshillin e Evropës, teksa tha se nuk ishte momenti dhe as vendi i duhur për të ngritur problemin e rezolutës së nxjerrë 10 vite më parë dhe se kryeministri duhet të promovonte arritjet e Kosovës në vend të kësaj.

Sakaq, Fuga u shpreh edhe për situatën brenda Partisë Demokratike duke thënë se nxjerrja e kandidatëve të përbashkët nuk është diçka aq e lehtë pasi palët kanë opinione të ndryshme për njëra-tjetrën, ndërsa mund të ketë edhe distancim të deputetëve nëse kjo ndodh.

Protesta e pedagogëve

I qëndroj asaj që njohin të gjithë, nga ana e qeverisë u ofrua një rritje 7% që konsiderohet e papranueshme. Siç duket qeveria nuk do të lëshojë në këtë pikë me aq sa dëgjova nga fjala e kryeministrit me rektorët, ai e cilëson këtë si një gjë të kaluar. Ligji për arsimin e lartë ofron mundësinë e bashkëpunimit me bizneset për universitetet, ka pedagogë dhe departamente që kanë projekte me sipërmarrje apo organizata, është një mënyrë për të rritur të ardhurat. Universiteti e ka të vështirë integrimin me bizneset. Ka degë të shkencave humane etj, që bizneset nuk mund tu japin zgjidhje, por influenca e biznesit mund të heqë vëmendjen e pedagogëve nga mësimdhënia dhe i drejton drejt projekteve të tilla. Universitetet duhet të hapen drejt bizneseve, përderisa Rama thotë që kjo duhet të ndodhë duhet të ketë masa rregullatorë, por përse institucionet publike nuk hapen drejt universiteteve. Le të hapet biznesi, por le të hapet edhe pushteti publik sepse ka nevojë.

Fjalimi i Ramës në KiE

Aty objekti i strategjisë duhet të ishte promovimi i Kosovës për tu pranuar në asamblenë e Këshillit të Evropës, nuk duhet të shihet mbrapa por para. Nuk ishte momenti dhe as vendi për të ngritur problemin e rezolutës së 10 viteve më parë. Do të doja që ai të promovonte rezultatet e shkëlqyera të Kosovës në demokratizimin e vendit. Ky do të ishte argumenti i madh që do ndihmonte Kosovën, ndërsa mbajtja në izolim e ish-krerëve të UÇK-së besoj se nuk i ka shërbyer Kosovës. Kur çështjen e ka në dorë drejtësia mund të shishet sin jë implikim i politikës me të.

Situata në PD

Nuk e shoh kaq të lehtë nxjerrjen e kandidatëve të përbashkët në PD, edhe nëse ndodh do shohim se do të ketë fjalë se janë bashkuar grupe të cilat kanë mendime negative për palën tjetër. Nëse grupi i Alibeajt pranon kandidatët e përbashkët humbasin automatikisht çështjen e hapur në gjykatë, ndërsa do të ketë edhe distancim të deputetëve me njëri-tjetrin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here