Rrjedhja e votave në PD, Berisha shpërthen edhe ndaj Gridës: Ti nuk mund të flasësh dhe…

0
275

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së ka zgjatur mbi dy orë sot, një ditë pas votimit të Gramoz Ruçit në krye të parlamentit edhe me dy vota të opozitës.

Debate të ashpra ka pasur mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe disa prej figurave të reja në parlament.

“Zemërimit” të Berishës për rrjedhjen e votave nuk i ka shpëtuar as deputetja Grida Duma, të cilën ish-kryeministri e ka kritikuar për qëndrimin e mbajtur pas mbylljes së seancës pa konsultim me grupin parlamentar. Ai ka kritikuar ashpër si Dumën ashtu edhe Salianjin.

Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, Neës thoshte Ruçi me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan në votim. Se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të qartë të kryesisë së grupit. Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim.

Grida Duma: Unë mendoj që mjafton qëndrimi që mbajta dje, t’i qëndrojmë asaj.
Berisha: Grida nuk kemi qenë dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund të flasësh dhe të thuash në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here