Nesho: Rama është njeri vetëm për spektakël dhe i mungon vizioni, nuk është shtetar

0
99

Në “Ora e Betit” në RTY Ora, nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho u shpreh se në qeverisjen e tij Rama ka pasur vetëm skandale të hapura dhe korrupsion.

Ai tha se Rama i vodhi zgjedhjet e 25 prillit në vitin 2021 dhe se ai është një njeri i spektaklit dhe jo një shtetar me vizion.

Nesho: Rama ka pasur vetëm skandale të hapura dhe korrupsioni ka qenë prezent në çdo familje shqiptare. Prandaj ai manipuloi zgjedhjet e vitit 2021, që jam i bindur që vullneti i shqiptarëve ka qenë kundër Edi Ramës, i cili nën presion të gjithanshëm mori zgjedhjet.

Mendoj se goditja e opozitës ka qenë një ndër palët e Edi Ramës që ka filluar para zgjedhjeve të përgjithshme. Ai ka merita sepse është mikromenaxhues që i mungon vizioni. Ati është vetëm për spektakël dhe i mungon vizioni, nuk është shtetar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here