Bumçi: Berisha është sot njeriu me më shumë mbështetje legjitime në PD

0
114

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi ka folur në syritv ne lidhje me zhvillimet në PD dhe deklarat e djeshme të ish-kryetarit Lulzim Basha.

Bumçi ka theksuar se zoti Berisha është njeriu me më shumë mbështetje në PD-në sidomos pas zgjedhjeve të 6 marsit dhe se kërkesa e Bashës për tërheqjen e tij është e pakuptimtë, pa logjikë dhe jo demokratike.

Sipas Bumçit, demokratët u mblodhën në masë rreth zotit Berisha dhe Komisionit të Rithemelimit për të ringritur PD-në.

Bumçi: E para, zoti Berisha të mari përgjegjësitë ka vetëm një mënyrë se si meren përgjegjësitë është të respektohet vota e demokratëve. Kjo është e vetmja mënyrë se si njeriu merr përgjegjësi. Të vendosësh barazinë siç e bënë Basha, qëndrimi i tij është tashmë i njohur, ai mori vendime që demokratët nuk e mbështetën dhe masivish që nga 11 dhjetori me referendumi në 18 dhjetor dhe më pas në mënyrë shumë të qartë në 6 mars, kur jo vetëm anëtarët demokratë por edhe qytetarët e treguan shumë qartë se kush është shumica dhe pikërisht në Shkodër nuk duhet ta bënte këtë deklaratë se ne fituam bashkinë, e fitoi PD-ja, kishte dy kandidatë të PD-së njëri i mbështetur nga një mënyrë e re e përzgjedhjes së kandidatëve një anëtar një votë ku demokratët e përzgjodhën dhe më pas komisioni me një koalicion më të gjerë me LSI-në dhe PDK-në por ishte qartazi se zoti Bardh Spahia përfaqëson PD-në dhe përfaqësuesi i zotit Basha pra dy pjesët e PD-së u paraqitën me dy kandidatë dhe ne fituam Bashkinë e Shkodrës dhe zoti Basha doli i treti. Sidomos në Shkodër nuk duhet ta bënte këtë deklaratë.

Si mund të vendosësh shenjën e barazizë që tërhiqem unë të tërhiqet edhe ai. Demokratët e mbështetën, zoti Berisha është sot njeriu me më shumë mbështetje legjitimitet në PD. Këtu fillon diferenca demokratët u mblodhën rreth një projekti që u paraqit nga zoti Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Këtu fillon ringritja e PD-së, patjetër jo vetëm me zotin Berisha por është e pakuptimtë pa logjikë dhe jo demokratike duke iu imponuar shumicës dhe ti thuash ti duhet të largohesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here