Bomberi shqiptar shkëlqen me Çelsin, Armando Broja shënon një super gol përballë Wolves ( VIDEO)

0
174

Armando Broja më në fund shënon golin që i jep qetësinë dhe këtë e bën në ndeshjen mes Chelsea dhe Wolves, ndërsa Erling Haaland gjen rrjetën e 20 në 13 ndeshje të këtij sezoni mes Premier dhe Champions League.

Chelsea kaloi pastër 3-0 Wolverhampton me gola të Havertz, Pulisic dhe bomberit shqiptar Armando Broja. Supergol nga qëndërsulmuesi kuqezi që zhbllokohet pas disa muajve dhe më shumë se 20 ndeshjeve shterpësi. Golin e fundit e shënoi në muajin shkurt në ndeshjen Southampton-Tottenham.

Broja zëvendësoi Mount në min. 72 dhe e shënoi golin në sekondat e fundit. Fitorja e dytë rresht për skuadrën e Graham Potter që ngjitet përkohësisht në zonën Champions. 5-1 triumfon edhe Newcastle në përballjen me Brentford.

Nuk di të ndalet shtatlarti norvegjez i Manchester City që gjen rrjetën edhe në ndeshjen e së shtunës kundër Southampton në “Etihad Stadium” për të shtuar një tjetër perlë në një tjetër ndeshje të dominuar nga Manchester City që fitoi 4-0 duke marrë përkohësisht kryesimin në Premier League dhe në pritje të ndeshjes së Arsenalit. Golat e tjerë të ndeshjes u shënuan nga Foden, Cancelo dhe Mahrez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here