LSI kritikon Veliajn:”Drejtimi bashkiak duhet të jetë objektiv e komunitar dhe jo elektoral-partiak”

0
142

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkon një vëmendje më të madhe nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e rrugës “Sami Frashëri”. Në një prononcim për mediat, Vasili thekson se Rruga “Sami Frashëri”, nga sheshi “Wilson” drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet i Bashkisë, pasi është lënë pas dore, ndonëse është një nga akset që përdoret më dendur.

“Rruga “Sami Frashëri” në Njësinë Nr. 5 është trajtuar në mënyrë gjysmake. Kjo rrugë, nga sheshi “Wilson” tek Drejtoria e Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet, pasi është lënë pas dore gjysma e kësaj rruge që përdoret më dendur. Trotuarët e këtij aksi janë në gjendje të keqe.

Vendimet e Bashkisë janë joracionale dhe të pastudiuara. Si banor i vjetër e deputet pres një reagim serioz. Drejtimi bashkiak duhet të jetë objektiv e komunitar dhe jo elektoral-partiak”, theksoi Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here