Zëdhënësi i Belerit zbulon paktin që i është ofruar në qeli nga Rama

0
122

Skerdjan Dhuli, zëdhënësi i Fredi Belerit ka rrëfyer në A2 CNN se Fredi Belerit i është ofruar një pakt nga njerëzit e kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Debat”, Dhuli tha se Belerit i është thënë që duhet të japë dorëheqjen, që të dalë nga burgu, në të kundërtën do të vijojë të mbetet në qeli.

“Aty ku është në burg, i kanë ofruar paktin “jep dorëheqjen del nga burgu” dhe përgjigja e tij ka qenë “i vdekur këtu dhe dorëheqjen nuk e jap”, ka thënë Dhuli.

Ai këmbëngulë se në këtë pakt ka gisht edhe gjykata, që sipas tij i bindet verbërisht qeverisë.

“Dhe unë ju garantoj nëse e bind unë dhe të tjetër që të japë dorëheqjen nesër, në gjyqin  e28 shkurti avokati i tij nuk duhet ta mbrojë se Gjykata do e lirojë”, tha ai.

Mirëpo, në fund ka theksuar se Beleri është i palëkundur që të japë dorëheqjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here