Fitorja e Melonit, Lubonja: Italianët të lodhur nga klasa që dominonte politikën! Kryeministrja e ardhshme kundër Sorosit

0
154

Për analistin Fatos Lubonja, fitorja e Giorgia Melonit në zgjedhjet në Itali i atribuohet qëndrimeve të saj antisistem. Sipas tij, fitorja gjithashtu i dedikohet lodhjes së italianëve nga klasa që dominonte politikën.

I ftuar në emisionin “Open”, Lubonja deklaroi se Meloni ka shprehur qëndrimin e saj kundër filantropit George Soros, madje duke e akuzuar për zhvendosje etnike për të larguar italianët.

“Mendimi im është se siç tha edhe për 5 Stelle që fitoi me 33 përqind para 4 vitesh, nëse do kërkojmë diçka të përbashkët është të qenit parti antisistem. Fitorja i dedikohet lodhjes së italianëve nga klasa dominonte politike. Ajo që tha Leonard Berberi është e vërtetë që kanë shkuar votues të 5 Stelle tek Melone sepse janë pjesa më anti sistem e votuesve të Ialisë. 5 Stelle zhgënjeu se u fut brenda sistemit e ra, edhe Lega. Futja ishte në qeverinë Draghi, që paraqitej si përfaqësues i bankave, i klasës dominonte. Pyetja është nëse Melone do të jetë kaq anti sistem. Deklaratat e saj deri në zgjedhje kanë ndryshuar në radikalizëm, ka qenë kundra Sorosit sepse ishte anti liberale lidhur me emigracionit. Ka akuzuar se po bën zhvendosje etnike po përzë italianët e po sjell emigrantë të huaj.

Të drejtat sociale e civile, Meloni është kundra kryesisht nuk ka ndjeshmëri ndaj të drejtave sociale sepse është e djathtë, por është jo haptazi kundër, me një gjuhë të moderuar ndaj martesave të komunitetit LGBTQ. Mund të konsiderohet edhe pak nativiste. mendoj që do të thithet nga sistemi, ka qenë pjesë e sistemit. Në anën ekonomike nuk do të ndryshoje asgjë. E mira është që i dha një mësim klasën dominonte që i trajtonte që këta janë fashistë, nuk duhet të vijnë, kur fashistë janë treguar klasa dominonte në mënyrën si i kanë trajtuar. Von der Leyen guxon të thotë që nëse vjen në pushtet Meloni do të veprojmë si me Hungarinë. Demokracia është e shëndoshë në Itali, këtë kuptoj nga kjo”, tha Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here