‘Ma arrestoi djali i atij që kërkoi ti pushkatonte gjyshin’. Flet e ëma e Dorianit…

0
112

Në këtë protestë përballë Drejtorisë së Policisë ka folur edhe Drita Protoduari, mamaja e Dorian Protoduarit, edhe ky i ndaluar ditën e sotme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Me qindra protestues të Unazës së Re vazhdojnë të qëndrojnë në këto momente përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre të arrestuar pas protestës së sotme të opozitës përballë parlamentit.

Drita Protoduari tha se djali i saj është arrestuar me të padrejtë pasi ai nuk ka kryer asnjë veprim ndaj Forcave të Rendit, dhe për ta vërtetuar këtë fakt, ka kërkuar që të hapen edhe kamerat e zonës ku është zhvilluar protesta.

Po kështu Drita Protoduari tha se djali i saj është arrestuar nga djali i personit që i arrestoi të vjehrrin gjatë komunizmit, në gjyqin e famshëm të Poshnjes, duke iu referuar Drejtorit të Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, babai i të cilit kërkoi që të dënohej me pushkatim gjyshi i Dorianit, Asqeri Protoduari

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here