“Aqif Rakipi iu vetëofrua PD-së por e refuzoi Basha”/ Tabaku: Ne e lamë jashtë Parlamentit

0
102

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh se ish-kryetari i PDIU-së Aqif Rakipi, një nga emrat e sulmuar nga opozita për blerje të votave, prej dy vjetësh i është ofruar kryetarit Lulzim Basha për t’u bashkuar me PD-në.

Tabaku deklaroi në një intervistë për “Dritare.net” se Basha e refuzoi dhe pas kësaj ai futi të birin, Orlando Rakipin në Partinë Socialiste, ku doli edhe i treti me më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Aqif Rakipi ka tentuar për dy vjet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe ai nuk pranoi. Ndërkohë që Edi Rama i mori këta persona i futi në listën e PS-së.

Rakipi është jashtë Parlamentit me një kërkesë që kemi çuar ne, sepse ne jemi ndryshe, nuk jemi njësoj. Dhe e kemi treguar që jemi ndryshe.

Dhe më vjen shumë mirë që e kemi treguar me fakte. Kemi treguar që nuk bëjmë kompromise për pushtetin. Ndërkohë që nga pala tjetër ne shohim një kompromis për pushtetin, me dy personazhe që tregojnë faqen më të keqe të Shqipërisë, Doshin dhe Rakipin.

Unë nuk i di detajet, di që është vetëofruar dy vjet me radhë për të takuar Bashën. Basha nuk e pranoi dhe ka treguar një vullnet të jashtëzakonshëm që nga 2016-ta dhe deri më sot, për luftën e dekriminalizimit që është një betejë që askush nuk ia heq dot PD-së dhe është një betejë që e pastroi Parlamentin”, tha Tabaku./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here