Ardit Çela i LSI-së shpjegon provat që rrëzojnë zgjedhjet në Qarkun e Beratit

0
89

Ardit Çela, ish kandidati për deputet i LSI-së në Berat, ka shpjeguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, provat që LSI ka paraqitur në KQZ, të cilat i rrëzojnë zgjedhjet në këtë qark.

Ardit Çela: LSI ka humbur për 77 vota. Unë mbështes diskutimin e kolegëve të PD. Janë gjetje të konstatuara edhe nga misioni SHBA në OSBE, për blerje të votave, përdorimin e administratës. Do të doja të ndalesha tek ankimimi i LSI. Ne kemi patur dy drejtime. Kemi kërkuar pavlefshmëri në disa qendra votimi ku kemi hasur parregullsi serioze dhe në drejtim të rinumërimit kur kemi krahasuar pamjet filmike.  Nuk janë thjesht pretendimet tona. Kemi kërkuar librin e protokollit zyrtar të mbledhjeve, që shënon me firmën e të gjtihë anëtarëve të KZAZ-së, shënimet zyrtare për cdo gjë që ndodh. Nga kqyrja e të gjithë librave zyrtare, rezulton që në shumë qendra ka patur fletë votimi mbi numrin e votuesve. Ka patur mungesë të raportitmit të pajisjes së identifikimit elektronik, ka patur edhe mungesë të firmave. Ka qendra votimi ku nuk ka funksionuar pajisja dhe nënshkrimi manual.

Arjan Curri: Si përsëritet votimi?

Ardit Çela: Qendra e votimit ka 1000 zgjedhës. Diferenca e votës është 77. Qendra e votimit tjetër, nuk përputhet raporti Paye me procesverbalin.

Arjan Curri: Këto më duken më shumë prova që i merr në shqyrtim KAS. A janë në atë numër që mund të shkaktojnë përsëritje të zgjedhjve në atë zonë?

Ardit Cela: Qëndra bëhet e pavlefshme. Janë të paktën 14 qendra. Kjo ngelet në interpretimin ligjor. Mendoj se këto qendra votimi duhet të përjashtohen nga rezultati zyrtar i zgjedhjeve, duhet të zbritet nga rezultati zyrtar. Përveç kësaj kemi edhe rinumërimin. Kemi marrë pamjet filmike nga KQZ. Në 123 qendra votimi rezultojnë 78 vota më pak për LSI-në dhe 244 më shumë për PS-në.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here