“Nuk ka minishengen pa Kosovën”, Bejtja: Nga kjo ‘flluskë sapuni’ përfiton vetëm Serbia!

0
138

Gazetari dhe analisti, Andi Bejtja është shprehur se projekti i mini-shengenit Ballkanit është i dështuar.

Bejtja thotë se nuk mund të ketë mini-shengen pa Kosovën.

E shikoj si një flluskë sapuni, e aq më pak si Jugosllavi. Për shumë njerëz kjo shprehje ka konetacion negativ. Ky mini-shengen më shumë se do të krijojë një lëvizje të lirë, do të sjellë një prishje të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

Dje Edi Rama foli më shumë se kushdo kundër liderëve shqiptarë. Edhe vetë Hashim Thaçi, që njihet për afërsinë me Ramën, i doli kundër. Kjo lëvizje nuk ka vizion. Ide të tilla, ka pasur edhe në kohën e ish-Jugosllavisë, kishte ëndërrimtarë dhe këta ishin titistët më të shumtë, që thonin se Shqipëria të bëhet republika e 7 dhe kur të ndahet shteti, Shqipëria bashkohet me Kosovën.

Çështja kryesore është se kush përfiton më shumë nga kjo lëvizje? Përfiton Serbia, sepse ne kemi lëvizje të lirë me Maqedoninë. Nuk ka shengen Ballkanin pa Kosovën’, tha Bejtja./SYRI TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here