“Europa nuk po fundoset”/ Gazetari zbulon pse Kosova i tha “jo” Samitit të Ohrit

0
99

“Europa po modernizohet nuk po fundoset”, kështu është shprehur gazetari Frrok Çupi referuar lëvizjes së fundit të liderve për krijimin e një mini Shengeni ballkanik.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, Çupi po ashtu ka komentuar edhe qëndrimin e fundit të Kosovës, me mospjesëmarrjen në Samitin e Ohrit. Gazetari e ka cilësuar këtë lëvizje pozitiviste pasi, sipas tij, tregon se shteti fqinj po shikon nga e ardhmja dhe është pro një dialogu me Serbinë.

“Europa po modernizohet nuk po fundoset me këtë lëvizje të fundit.

Megjithatë edhe vendet që kanë hezituar të marrin pjesë në samit kanë arsyet e tyre. Kosova ka problemet e saj. Ka një president që i ruhet kësaj lëvizje për shkak të problemeve të politikës së brenshme, çështjes së kufijëve…

Sidoqoftë, ajo që është interesante për Kosovën është se ajo ka vënë një kusht: Ne nuk mund të bashkohemi me një grup ku nuk njihemi. Kjo është një lëvizje pozitiviste, pasi tregon se po sheh nga e ardhmja. Është pro një dialogu me Serbinë dhe pastaj do të bëhet pjesë”, është shprehur Çupi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here