10 mijë kërkesa për azil në BE, Braimllari: Keqqeverisja e Rilindjes varfëroi dhe shpopulloi vendin

0
91

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor në 7 muajt e parë të vitit u regjistruan gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfishuar, duke dëshmuar për një tendencë të re të rigjallërimit të emigracionit.

Nisur nga këto të dhëna Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një status të publikuar në llogarinë e tij në Facebook shkruan se fajtor për shpopullimin e vendit është keqqeverisja e Rilindjes.

Braimllarit shkruan në statusin e tij se kjo keqqeverisje ka bërë që shqiptarët të humbasin besimin se mund të ndërtojnë jetën në vendin e tyre.

Keqqeverisja e rilindjes ka bërë që shqiptarët të humbasin besimin se mund ta ndërtojnë jetën në vendin e tyre’

Por sipas Braimllarit akoma më shqetësues është fakti se në këto shifra nuk përfshihet numri i shqiptarëve që shkojnë drejt Britanisë së Madhe.

‘Akoma më shqetësues është fakti se në këto shifra nuk përfshihet numri i shqiptarëve që shkojnë drejt Britanisë së Madhe, ku këtë vit janë regjistruar afro 4700 qytetarë shqiptarë që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme dhe janë regjistruar për azil.’

Sekretari Organizatin i PL-së e mbyll postimin e tij duke shkruar se për t’i kthyer shpresën shqiptarëve është rikthimi i llogaridhënies.

‘Ndaj për t’i kthyer shqiptarëve shpresën duhet të largojmë qeverinë dhe të rikthejmë llogaridhënien.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here